Acbadem International Select Language
Congenital Heart Diseases
“Valë dëgjuese” ndihmojnë në diagnostifikimin e zemrave të vogla qysh kur janë në gjirin e nënës

Sëmundjet e lindura të zemrës mund të diagnostifikohen me ehokardiografi fetale e cila kryhet në javën e 18, 20 dhe 22 nga shtatzënia përderisa foshnja ndoshet akoma në gjirin e nënës. Metoda përfshinë hulumtimin e zemrës së foshnjës me ndihmën e valëve dëgjuese që nuk ndikojnë ose nuk i shkaktojnë dëm foshnjës ose nënës.

Sëmundjet e lindura të zemrës ....

Sëmundjet e lindura të zemrës manifestohen në mënyra të ndryshme siç janë shpimi i odave të zemrës dhe anomalitë vaskulare që mund të diagnostifikohen tek foshnja qysh në gjirin e nënës. Përdorimi i alkoolit nga ana e nënës, përdorimi i rregullt i medikamenteve në 12 javët e para të shtatzënisë, që janë dëm potencial i foshnjës që të mund të vijë në jetë janë shkaqet e njohura për këtë sëmundje.

Me përqindje, një nga njëqind fëmijët e lindur mund të jenë me mangësi të zemrës. Përderisa mbeten të pa kuruar, gjysma e tyre vdesin gjatë vitit të parë në jetë. Mund të diagnostifikohet kjo sëmundje qysh kur është foshnja në gjirin e nënës, detyrë që inicon një punë të mirë ekipore. Prof.Ajshe Sarioglu, Kardiolog për fëmijë pranë Spitalit Axhibadem në Bakirqoj, fillon të sqarojë për sëmundjet e lindura të zemrës duke dhënë detaje për strukturën zemrës. Zemra normale ka 4 oda, dy të epërme që quhen atriume dhe dy të poshtme që quhen ventrikula. Separatorët që i ndajnë atriumet nga ventrikulat quhen septume. Venët e bartin gjakut pa oksigjen nga trupi deri te atriumi i djathtë. Prej atje, përmes kapakut kalojnë në ventrikulin e djathtë. Ajo shkon deri te mushkëritë e bardha përmes arteries mushkërore. Nga mushkëritë, gjaku me oksigjen kthehet deri te atriumi i majtë. Nga atriumi i majtë, ajo shkon në ventrikulin e majtë dhe me ndihmën e aortës ajo shpërndahet nëpër të gjitha pjesët e trupit. Anomalitë vërehen te dy odat e zemrës, kapakët e gjakut ose septumi. Ndër anomalitë më të shpeshta janë shpimet ventrikulare ose sepale të quajtura ASD ose VSD, anomali vaskulare dhe ngërçi i kapakëve mes atriumit dhe ventrikulëve.

Shkaqet për anomalitë e lindura të zemrës

Në lidhje me shkaqet e sëmundjes, qysh në ditën e 15-të mund të vërehet formimi i klusterit të qelisë së zemrës. Më vonë, lusteri kalon nëpër transformimet e caktuara dhe paraqitet e vetmja tubë. Nga kjo formohen odat e zemrës dhe enët e gjakut. Ky zhvillim kompleks kompletohet gjatë 12 javëve të para të shtatzënisë. Ajo është gjatë këtij procesi ku faktorë të caktuar shkaktojnë anomali në zemër. Përsëri, 90 përqind e shkaqeve të anomalive të zemrës nuk janë të sqaruara. Në grupin tjetër prej 10 përqind , pirja e alkoolit nga e ëma gjatë 12 javëve të shtatzënisë, shfrytëzimi i vitaminave me acid retionoid në kurimin e akneve ose mjeteve mjekësore kundër epileptike janë shkaqet që dalin në sipërfaqe. Nëse e ëma është me diabet, rreziku i foshnjës për të fituar sëmundje të lindur të zemrës rritet për 3-5 herë. Shoqëruesi Prof.Ozlem Pata, gjinekolog dhe akusher pranë Spitalit Axhibadem në Bakirqoj thotë se gjatë rasteve të tilla, të shpuarit e vogël e zemrës, mund të shkaktojë që foshnja të lindë me problem të madh siç është anomalia e gjakut. Për nënat me diabet, ajo e shpreh rëndësinë që të përballet me kontrollin e nivelit të sheqerit. Prezenca e sëmundjes së indit kolagjen tek e ëma siç është “systemic lupus erythematosus” mund gjithashtu të shkaktojë aritmi.

Duke e përmendur rastin e sëmundjeve të lindura të zemrës te e ëma ose i ati ose te familja e tyre më e gjërë që e zmadhojnë rrezikun për 5 herë, Prof.Sarioglu thekson : “Prezenca e kësaj sëmundje te vëllezërit dhe motrat ose te të afërmit e tyre e rrit shansin që të tërhiqet sëmundja. Shkak tjetër me rëndësi janë kurorat mes anëtarëve të familjes së afërt. Përveç saj, kjo sëmundje është sëmundje për ndjekëse siç janë sindromet e Down dhe Turner”.

Diagnostifikimi qysh në gjirin e nënës

Sëmundjet e lindura mund të diagnostifikohen qysh kur është foshnja në gjirin e nënës. “Ajo është detyrë e drejtë për ne” thotë shoqëruesi prof.për akusheri dhe gjinekologji Ozlem Pta dhe vazhdon : “Ne i takojmë këto sëmundje edhe te foshnjat dhe nënat që nuk i takojnë asnjë grupi me rrezik. Mu për këtë duhet të jemi mjaft të vëmendshëm me historinë e pacientit kur e kontrollojmë nënën e re për herë të parë. Ajo mund të mendojë që nuk ka bërë asgjë që s}është e dëmshme, por historia në detaje mund të zbulojë përdorimin e mjeteve mjekësore për të cilat ka menduar se nuk janë aspak të dëmshme”. Një përballje e mundshme me rëndësi e shoqëruesit Prof.Pata është ajo se gruaja pa asnjë sëmundje në historinë e saj duhet të vaksinohet kundër Rubeola edhe atë para se të mbetet shtatzënë. Gjithashtu, ata që kanë marrë rregullisht medikamente kundër diabetis ose epilepsisë, do të duhet të konsultohen me mjekun për të kaluar në medikamente që nuk janë të dëmshme për foshnjën. Me rëndësi është që gratë shtatzënë në javën e 6-të ose të 7-të nga shtatzënia e tyre të kontrollohen te akusheri. Duke sqaruar se zemra e bebes mund të vëzhgohet qysh nga dita e 6-të javës së 5-të e shtatzënisë, Shoqëruesi Prof.Pata thotë :” Do të dëshironim ta kontrollonim nënën rreth periudhës në të cilën fillon të rrahë zemra e bebes. A është shtatzënia detyrë me rëndësi ? Këto janë pyetje të cilat kërkojnë përgjigj në kohën e shtatzënisë. Kur shtatzënia deri në javën e 6-të, rrahja e zemrës është një indikator i shëndetit fetal për ne.

Në atë periudhë, presim që zemra e bebes të rrahë 110-115 herë në minutë. Rreth javës së 8-të, kjo ndryshon prej 144-159 herë në minutë. “Ajo thotë : Mes javës së 11-15-të, që llogarite si fazë e shkuara e shtatzënisë, matet trashësia e qafës së bebes. Shoqëruesi Prof.Pata thotë: “Përderisa qafa e bebes është mjaft e hollë, ajo është indikacion për kryerjen e ehos te fetusi i bebes”. Ajo thotë se atë gjendje e gjejnë me kardiologun për fëmijë. Kur vërejnë anomali të zemrës, Shoqëruesi Prof.Pata thotë se kontrollojnë të mos ketë dhe prezencë të anomalive tjera te foshnja. Pastaj ajo vazhdon :” Kur akusheri, pyetjen e parë në të cilën do të duam të përgjigjemi është ajo se ajo anomali a është përcjellur nga ndonjë tjetër ose jo dhe a është fetusi në mënyrë kromozomike në rregull. I konsultojmë kardiologët për fëmijë pasi që ata e caktojnë shkallën e anomalisë dhe i vëzhgojnë pacinetët pasi që lindin”. Prof.Ajshe Sarioglu thekson se metoda e ehokardiografisë së fetusit mundëson diagnostifikimin e sëmundjeve të zemrës të bebes akoma sa është në gjirin e nënës. Ehokardiografia e fetusit kryhet në javën e 18-të, 20-të dhe 22-të nga shtatzënia e pacientit që janë paraparë nga ana e akusherit. Pa mos e dëmtuar edhe beben as nënën, metoda me valë të zëshme mundëson vëzhgimin e zemrës së bebes. Edhe për sa të mos jetë përdorur në praktikë, përsëri metoda trans-vaginale kryhet prej javës së 11-14 për shkak të rreziqeve nga shtatzënia, gjithashtu mundëson diagnozë të saktë. Duke folur për diagnostifikimin e hershëm se është e një rëndësie të madhe për planifikimin e kurimit, Prof.Sarioglu thotë :” Për afërsisht një e treta e rasteve me mangësi të lindura të zemrës kërkon intervenim qysh në maujin e parë. Rëndësia e diagnostifikimit të hershëm nuk duhet të jetë e shpehur për tepër. Kur e njohim një fëmijë të tillë tek i cili duhet intervenim pasi ai të lindë, në organizatën shëndetësore, lindja doemos duhet bërë në qendra të caktuara. Në atë mënyrë largohen rreziqet nga vdekja dhe komlikimet”.

Duke përmendur se disa metoda të zbytuara në botë në vitet e fundit mundëson intervenime të këtyre sëmundjeve përderisa bebja ndodhet në gjirin e nënës, Prof.Sarioglu përmend :” Disa nga këto intervenime janë për shkak të zmadhimit të stenozës valvulare me ndihmën e balonit ose implantimit të pejsmejker”. Fatkeqësisht rezultatet nuk janë për tepër inkurajuese. Megjithatë, siç do të hasim numër të madh diagnozash, ashtu do të përmirësohen edhe metodat e kurimit.” Disa probleme me ritmin e zemrës mund të shërohen me dhënien e mjeteve mjekësore të ëmës ose bebes përmes lidhjes së kërthizës.

Anomalitë e diagnostifikuara pas lindjes së bebes

Ndonjëherë këto anomali mund të vërehen vetëm pas lindjes së bebes. Shenjat e sëmundjes përfshijnë cianozë të papritur (merr ngjyrë violetë), nuk ka mundësi të fitojë në peshë dhe zhvillimi i ngec, frymëmarrje tejmase, rrahje tejmase të shpejta të zemrës, lodhje të parakohshme. Prof.Sarioglu thekson se tek rastet ku së pari nuk është diagnsotifikuar sëmundja, ata e hulumtojnë zemrën e bebes me ehokardiografi : “ Me mbështjellje me gell kryejmë eho provë i cili gell vihet në kraharorin e pacientit që ta hulumtojmë strukturën e zemrës. Kjo na jep informatë në lidhje me lloj llojshmërinë e punëve siç janë struktura e zemrës, shkalla e mbledhjes së tij dhe shkalla e mbledhjes së enëve të gjakut. “Prof.Sariogllu thotë se metoda eho në vetë vete mund të jetë e përshtashme në planifikimin e operacionit, por ndonjëherë mund të nevojiten rrezet-x ose EKG. Një nga metodat e përdorura është anxhiografia me kateter. Gypi i hollë plastik që përshkon përmes enëve të gjakut nga barra e bebes me anestezioin paraprak dhe permanent përmes enëve të gjakut me kahje drejt zemrës dhe injektohet supstanca për kontrast. Në atë mënyrë fitohen inçizimet e zemrës. Tek fëmijët e rritur bëjmë 24 orë vëzhgim ose stres test që udhëzon se çdo sëmundje kërkon trajtim të ndryshëm. Prof.Sarioglu thotë : “ Disa sëmundje kërkojnë që të kryhet intervenim sa të lind bebja, kurse disa duhet të paraqiten në fillim të gjashtë muajve të parë. Megjithatë, intervenimet e shpejta te sëmundjet serioze siç janë anomalitë e enëve të gjakut shpëtojnë jetë.”

Në lidhje me trajtimet e shërimit prof. Sarioglu thotë : “Nuk është çdoherë e domosdoshme të kryhet operimi. Ndonjëherë kemi raste kur pacientëve u përgjigjet edhe trajtimi me medikamente. Të shpuarit e zemrës (të quajtura VSD) ndonjëherë mund të jenë të shëruara spontanisht gjatë 2-5 viteve të para të jetës. Megjithatë, numri më i madh i problemeve me zemrën janë të shërueshme me operacion kurse ndonjëherë edhe me metodën kateter”. Te bebja e posalindur me probleme në enët e gjakut kryhet operimi për t’u zhvendosur enët e gjakut. I tërë korrigjimi mund të kryhet me ndërrimin e arterieve konorare me çka bebja do të kishte zemër normale.

Përsëri, varësidht nga lloji i sëmundjes rekomandohet që fëmijës t’i kryhet operacioni që t’i kryejë aktivitetet e përditshme. Prof.Sarioglu thotë : “ U themi familjeve që fëmijët duhet të luajnë. Ne i kryejmë këto operime që fëmijët të mund të luajnë dhe plotësihst t’io gëzohen jetës. Në çdo rast, fëmijët me probleme të zemrës rëndom pushojnë pasi që lodhen. Por edhe kur nik është rasti i lodhjes, nuk do të doja që nënat t’ju thonë fëmijëve të tyre :” Shko ngadalë, ke zemër të sëmurë”.

Kurimi i sëmundjeve të lindura të zemrës përmes intervenimit të katerizimit të zemrës

Metodat intervente mund të kryhen në cilën do moshë dhe ata mund të çojnë deri te kurimi i sëmundjeve të lindura të zemrës që shfaqen më shpesh siç janë ngushtimi i enëve të mëdha të gjakut dhe valvulave, ose helmet mes odave. Shoqëruesi Prof. i kardiologjisë për fëmijë Arda Sajgili, thotë : “Pasi që kateterizimi i zemrës mbetet intervenim rutinor kardiologji intervente, nevoja për operacion të hapur të zemrës ka shënuar rënie të dukshme”. Pavarësiht nga intervenimet kirurgjike, poashtu edhe metodat intrevente dalin në plan të parë në kurimin e sëmundjeve të lindura. Varësisht nga lloji i sëmundjes, ngushtimi i enëve të gjakut mund të hapet ose hapjet “shpimet” mund të mbyllen. Baza e këtij kurimi përbëhet nga gypi i hollë plastik i quajtur kateter që përshkohet nëpër enët e gjakut deri te zemra. Shoqëruesi Prof. Arda Sajgili kardiolog për fëmijë pranë spitalit Axhibadem në Bakirqoj, Axhibadem dhe Internejshenell Hospital, spitalet vërtetojnë se ngushtimi i aortës dhe valvulave të arteries mushkërore janë në gjendje për rrezik në jetë veçanërisht në periudhën pas lindjes. Në atë mënyrë kryhen anxhiografitë, kurse më vonë baloni ose ndonjë mjet tjetër bartet deri në zemër. Duke përmendur se 20 për qind e sëmundjeve të lindura të zemrës kërkojnë intervenim të shpejtë, Shoqëruesi Prof.Sajgili në mënyrën me sa vijon e sqaron metodën e kardiologjisë intervente : “Asnjë procedurë intervente nuk përmban dhimbje për fëmijët ose nuk lë shenja të kujtimeve të dhimbshme. Për t’u arritur ai qëllim, kemi anesteziologun për fëmijë që e siguron kontrollin e dhimbjes dhe anestezionit. Pastaj së pari përshkojmë kateter në venën e përshtatur. Përderisa problemi i ngushtimit të enëve të gjakut, p.sh. vendosim balon me diametër të pengesës në vendin e ngushtimit të enës së gjakut. Kjo procedurë zgjat deri më pak se një orë. сад. Metoda e parë intervente është anxhioplastia, hapja e ngushtimeve të enëve të gjakut me ndihmën e balonit.

E dyta quhet metoda e valvulimit të balonit, e kryer në rast të ngushtimit të valvulave. Përderisa ngushtimi i enëve të gjakut nuk lëshon, atëherë kryejmë implantimin e stendës. Metoda e tretë është sepstetomia, hapja e odave mes atriumeve, gjendje e cila haset gjatë sëmundjeve komplekse të lindura të zemrës. Procedura e katërt është kryerja e metodës intervente në mbylljen e shpimeve të zemrës siç janë PDA, ASD dhe VSD.” Duke përmendur se suksesi i metodës nuk varet nga mosha dhe pesha, Shoqërusi Prof.Sajgili vazhdon :” Para se të caktohet për metodën më të përshtatshme të kurimit, patjetër të bëhet analizë e detajuar e vendit, diametrit, karakteristikat dhe morfologjinë e sëmundjes së zemrës.” P.sh. përderisa shpimi i zemrës është i vogël dhe gjendet mes enëve të gjakut, e zbatojmë metodën intervente me kateter, që e përshkojmë përmes pengesës dhe e mëkëmbim me instrument në formë të telit elastik. Në rast të shpimit më të madh, përdoren mjete në formë të kërpudhës me madhësi të ndryshme. “Sëmundjet e lindura të zemrës kërkojnë qasje gjithëpërfshirëse. Karakteristikat e qendrës për mbrojte të shëndetit dhe punës ekipore luajnë rol të rëndësishëm. Këto sëmundje mund të hasen në periudha të ndryshme të jetës dhe atë menjëherë pas lindjes, nga fëmijëria deri në periudhën e rritur. Ekipi i përbërë prej specialistëve për shtatzëni me rrezik, neonatologë, intenzivistë, kardiologë, anesteziologë dhe kirurgë shënojnë suksese në kurimin e këtyre sëmundjeve.

Përparësitë e metodës

“Gjithçka kryhet në Evropë dhe në botë në raport të operacioneve dhe kurimeve intervenente të sëmundjeve të lindura të zemrës njëlloj kryhet dhe tek ne” thotë shoqëruesi Prof.Sajgili dhe i jep informata vijuese në lidhje me metodën intervente me kateter :” Pasi që u paraqit metoda e kateterizimit të zemrës, shfaqi rrënie përdorimi i nevojës së operacionit të zemrës. Paraqitja e mjeteve të reja gjatë dekadës së kaluar dhe suksesi i tyre te mijëra pacientë ndihmoi në zbatimin rutinor të këtyre metodave.” Një përparësi tjetër e kësaj metode është se nuk ka kurfarë shenjash të prerjes në pjesën e kraharorit që është rezulatat natyror i operacionit të zemrës.

Edhe pse shenjat e sëmundjeve të lindura të zemrës janë të dukshme në ditët e para të fëmijëve të posalindur, ndonjëhrë diagnostifikimi mund të bëhet edhe në vitet e mëvonshme. Duke sqaruar se ata diagnostifikojnë sëmundje të lindura të zemrës te pacientët që kanë zhurmë në zemër, cianozë, zbehje, zhvillim të vonshëm, dhimbje nga infektimet në traktin e epërm të frymëmarrjes, shoqëruesi Prof.Sajgili thekson : “Shpimet e zemrës siç janë PDA ose ASD mund të jenë të vërejtuara në moshën 20 por edhe në atë 80 vjeçe. Menjëherë u apelojmë pacientëve tanë të mos operohen, si fillim ua rekomandojmë metodën intervente.


  The Acibadem Health Group @ 2007
 Home    Harta e faqes  Privasia  Konditat e prdorimit