|
Shpresë për ata që u mungon të pamurit "Cornea Transplant" në gjuhën popullore “transplatimi i syrit”. Duke iu falenderuar zhvillimit të teknikave të përsosura, ky operacion në kohën dhe erën e sotme mund të kryhet me sukses të madh.
 |
 |
Përdersia është i mundur problemi i kataraktit të zgjidhet në atë seancë, gjithashtu edhe dëbimi i indit mund të pengohet me sukses të madh. Pastaj përafësrisht një vit nga periudha e kurimit, pacienti është në gjendje ta kthejë pamjen e tij.
Rrezet e diellit, pajet e gjelbërta që mund t’i përfshijë syri .... mund të gjithë bukuritë t’i shohim duke iu falenderuar kornsesë së syrit tonë. Mbështjellësja e tejdukshme që i mbulon pjesët me ngjyrë të syrit quhen kornea. Fijet e rrezeve që arrijnë deri te syri së pari thyhen në korne kurse tejdukshmëria e kësaj mbështjellëse mundëson që fijet e rrezeve të arrijnë deri te mbështjellëset e fundit të syrit. Megjithatë, kur kornea ka probleme, ajo bëhet më e rëndë dhe thuaj se e pamundur të shihen ata bukuri. Në kohën dhe erën e sotme, kornea që e humb tejdukshmërinë ose deformohet, mund të ndërrohet me të shëndoshë, që është fituar nga banka e syrit dhe të rruhet të pamurit. Kjo procedurë quhet transplatim i kornesë. Përqindja e suksesit varte nga shkaku për të cilin kryhet transplatimi i kornesë. Edhe përskaj gjithave, përqindja e sukseit është mbi 90%.
Cilat lloje të problemeve i shtynë njerëzit të drejtohen për transplatim të kornesë ?
Probleme të kornesë mund të kenë persona të gjitha moshave. Përderisa kornea është e dëmtuar me lëndim ose infeksion, mund të mjegullojë ose të ankohet nga humbja e funkisonit të saj. Në rast të dëmtimit të kornesë, pasi që drita depërton në sy, shkakton devijime që e dobësojnë mprehtësinë e të pamurit të pacientit dhe mund të shkaktojë edhe dhimbje. Si pasojë e saj, problemi me syrin ka ndikim negativ në jetën e njeriut që vuna nga kjo gjendje. Profesori shoqërues Banu Xhoshar, oftalmolog pranë Axhibadem qendra për mbrojtje të syve i numëron arsyet e përgjithshme për kryerjen e transplatimit të kornesë në vendin tonë. Ata janë : Keratokonus (Deformim me të cilin kornea sprehet nga përpara), pseudophacic bullose keratopathy (ënjtje permanente e kornesë pas operimit të kataraktit) dhe lëndime të kornesë. Sëmundjet e trashëguara të quajtura Distrofi dhe rastet ku kornea e humb tejdukshmërinë e saj janë poashtu të shërueshme me transplatimin e kornesë. Rastet e përparuara të lëndimeve herpet siç janë Keratitis mudn poashtu të shkaktojë transplatim të kornesë.
Bankat e syve mund të luajnë rol të dukshëm
Të themeluara dhe veprojnë në organizata publike dhe universitare, Bankat e syve janë të detyrueshme me detyrën të pranojnë korne, të gjykojnë pë përshtashmërinë e tyre për transplatim dhe distribuimin e të njëjtave. Të hapura 24 orë në ditë, këta banka i tubojnë kornetë donacion për t’i përdorur në të ardhmen dhe i deponojnë. Kornetë për procedurë të transplatimit nuk merren nga donatorët para se të vijon vdekja e tyre. Shoqëruesi Prof.Banu Xhoshar në lidhje me procedurën me të cilën donatorët e korneve ju nënshtrohen hulumtimeve të ndryshme nga ana e bankave me qëllim sigurimin e mbrojtjes së përdoruesve të ardhshëm të kornesë, thotë : “ Së pari, bëjmë analizë të vëmendshme të gjakut që ta hetojmë shkakun e vdekjes dhe gjendjen mjekësore të donatorit. E përjashtojmë donimin e kornesë përderisa ka septikemi aktive, tërbim (rabies), hepatitis virusal, leukemi, limfomë, hepatitis B/C dhe sëmundje ngjitëse siç janë HIV (SIDA), vdekje nga shkaqe të panjohura dhe prezencë të disa sëmundjeve neurologjike”. Përveç saj, bankat e syve kryejnë edhe përllogarinë e qelive (mikroskopi spektakular) dhe hulumtimi biomikroskopik për të caktuar atë se a do ta mbajë tejdukshmërinë kornea për një periudhë të gjatë ose jo. Përderisa rezultatet e këtyre testeve vërtetojnë se nuk ka pengesa për qëllimin e transplatimit të kornesë, në atë rast kornea mbetet që të përdoret në të ardhmen. Duhet që me kujdes të sigurohet që dallimi në moshë i donatorit të kornesë dhe atë të përdoruesit të ardhshëm të mos jetë tepër i madh. Për kryerjen aktuale të transplatimit të kornesë ...
Nuk është shkas operacioni !
Shoqëruesi Prof.Banu Xhoshar thotë se tek të rriturit, në shumë raste transplatimi i kornesë kryhet me injektim të agenseve anestetik të syrit, përderisa tek fëmijët kryhet me anestezion të plotë. Si edhe anestetikët që mbrojnë nga ndiesia e dhembjes, ashtu edhe mjetet mjekësore intravenoze, ndihmojnë të lirohet pacienti. Gjatë operimit, të gjitha nervat e syrit janë me anestezion të plotë që mundëson në pengimin e syrit nga lëvizjet. Gjatë transplatimit të kornesë, kornea problematike mënjanohet në formë të rrumbullakët dhe zëvendësohet me pjesë nga kornea e tejdukshme e marrë nga donatori. Kornea e tyre fiksohet në vendin e saj me ndihmën e perit të hollë nga plasmasa. Pas operacionit, pacienti mund të lëshohet nga spitali po të njëjtën ditë. Shoqëruesi Prof.Banu Xhoshar, vë vëmendjen gjithashtu dhe në faktin se përderisa mundësohet që ta mënjanojë edhe kataraktin dhe brenda të implantojë kontakt artificial njolla gjatë operimit të njëjtë. E tërë procedura do të mund të zgjasë rreth 1 orë.
A mund që teknika të ndihmojë në pengimin e shkëputjes së indit.
Qysh prej disa viteve, gjatë transplatimit të kornesë ndërrohej gjithë mbështjellësja e kornesë. Megjithatë, në vitet e fundit, u bë i mundshëm ky operacion të kryhet me DALK teknikë (keratopsaltia lamelare thellësisht e parë). DALK teknika e mbron endotelin, mbështjellësen më të vogël të kornesë. Në atë mënyrë, mundësia e shkëputjes së indit është zvogëluar dukshëm. Megjithatë, DALK teknika nuk mund të kryhet te çdo pacient, pasi që kjo metodë kërkon që endoteli i kornesë te përdoruesi i i rradhës të jetë i shëndoshë. Inovacioni tjetër i transplatimit të kornesë është zëvendësimi me prerëse kirurgjike me laserë të quajtur femtosekond. Laserët incizii mundësojnë kontura më të përshtatshme njëra me tjetrën. Problemet me thyerjen të rrezeve të dritës siç janë astigmatizmi dhe miopia që shpesh paraqiten si pasojë e transplatimit të kornesë, nuk është e mundur aq lehtë të korrigjohen me LASIK operacion. Për shkak se skajet e incizeve me laser janë mjaft të holla, mund që të sigurohet përkatësi më e mirë në mes të syrit të përdoruesit të ardhshëm dhe kornesë së donatorit. LASIK i shoqërua me teknologji topografike mundëson opsione përshtatëse për ata pacientë që më parë kanë pasur transplatim të kornesë.
Ka faqe të pritjes deri në 1 vit
Duke sqaruar se rehabilitimi i të pamurit fillon pas mënjanimit të perit plasmasë nga syri që kryehet përafërsisht një vit pas transplatimit, shoqëruesi Banu Xhoshar citon :” Pasi që u vrifikua se nuk ka probleme në pjesët tjera të syrit, aftësia e të pamurit të syrit rritet për 100% pas transplatimit. A mund të ndodhin komplikime serioze në rpocedurën e transplatimit të kornesë ? Prof.shoqërues Banu Xhoshar përgjigjet me sa vijon : Komplikimet serioze janë mjaft të rralla. Reziqet posoperative siç janë infektimet, rritja e presionit të syrit dhe shkëputja e indit mud që mjaft lehtë të vihen nën kontroll. Ajo paralajmëron se në veçanti te kornea ku mund të vihet parasysh vaskularizimi, mund të ndodhin dhimbje siç janë dhimbjet e forta, pamje e mjegulluar, tejndjeshmëria ndaj dritës dhe sëmundje që tregojnë në shkëputjen e indit. Në ata raste, pacienti nuk duhet të dyshojë por menjëherë t’i drejtohet mjekut. Steroidet e shpeshta që përmbajnë pika, kremi, pilulat dhe injeksionet mund të ndihmojnë të tejkalohet shkëputja e indit në situata të tilla. Mjaft i rrallë por me një rrezik të madh pas transplatimit të kornesë është hemoragjia suprahoroide që mund të shkaktojë edhe humbjen e syrit.
Keni parasysh !
- Në vendin tonë, nuk mund të fitojmë ind nga kornea në sasi dhe numër të dëshiruar për transplatim. Shkaku është që moskuptimet popullore që tërësisht syri mënjanohet, por në të kundërtën ajo që mënjanohet është e mbështjellësja e vetme e hollë për shkak të transplatimit të kornesë.
- Nuk ka nevojë për fitimin e kornesë së ngjashme në raport me indin ose grupin e gjakut. Nuk ka asnjë lidhje me racën, gjinisë ose ngjyrën e syve të donatorit.
- Kornea shërohet ngadalë. Shërim i plotë dhe përmirësimi i të pamurit mund të zgjasë një vit por mund edhe më tepër.
- Ajo është punë sfiduese që të jepet formë perfekte e kornesë së re. Për atë arsye astigmatizmi (lloj i mjegullimit ose paqartësisë për shkak të formës jo të drejtë të kornesë) pas transplatimit të kornesë është gjendja e përgjithshme që është vërejtur. Si do të jetë, ky problem është i lehtë për korrigjim në kohën e sotme. Në transplatimin e kornesë, kornea problematike mënjanohet dhe zëvendësohet me mbështjellëse të tejdukshme të kornesë që merret nga donatori.
- Problemi i kornesë mund ta gjej çdo njeri në çdo moshë. Nëse kornea dëmtohet nga lëndimi ose infeksioni, ajo mund të mjegullojë ose të shkaktojë dhimbje për shkak të humbjes së funksionit të saj.
|